Ramadani: Shumica parlamentare të mblidhet dhe merr Kuvendin

Maqedonia

Ramadani: Shumica parlamentare të mblidhet dhe merr Kuvendin

Më: 16 prill 2017 Në ora: 13:46
Kuvendi i Maqedonisë

Shumica parlamentare e kryesuar nga LSDM do të duhet që të mblidhen në kuvend dhe të marrin drejtimin e këtij institucioni për të zhbllokuar situatën, vlerësojnë analistët e vendit.

Sipas Ismet Ramadanit këtë e mundëson vetë rregullorja e Kuvendit me emrimin e kryetarit të ri nga vetë shumica parlamentare për të vazhduar më tej me proceset demokratike në vend.

Ata duhet të shfrytëzojnë në parlament njërën nga sallat, edhe ekzistojnë kushte që të mblidhen si shumicë dhe të zgjedhin kryetarin e parlamentit dhe pastaj të vazhdojë procesi duke vazhduar bisedimet për të formuar qeverinë. Rregullorja këtë e lejon sepse shumica parlamentare nuk do të punojë jashtë rregullores dmth me një propozim të cilin do ta japin ata të udhëhequr mbledhjen më i vjetri nga deputetët. Do të propozohet kandidati për kryetar parlamenti nga 20 deputetë edhe ashtu është i propozuar dhe do të zgjidhet dhe pastaj ai do të jetë kryetar legjitim I parlamentit”, tha Ismet Ramadani, analist politik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat