Stavrevska: Për Ivanovin Deklarata e partive shqiptare është pengesë vetëm për LSDM-në, jo edhe për OBRM-PDUKM-në

Maqedonia

Stavrevska: Për Ivanovin Deklarata e partive shqiptare është pengesë vetëm për LSDM-në, jo edhe për OBRM-PDUKM-në

Më: 16 prill 2017 Në ora: 15:23
Elena Stavrevska

“Sipas deklaratave të presidentit Ivanov, në kontekst të asaj që ka thënë deri tani Deklarata e partive shqiptare është pengesë vetëm LSDM-në, ndërsa partitë shqiptare bëjnë koalicion me OBRM-PDUKM-në atëherë ajo nuk është pengesë”, është shprehur Elena Stavrevska, studiuese e shkencave politike.

“Tre gjëra janë shqetësuese në lidhje me deklaratat e presidentit. Njëra është se presidenti, ndoshta çuditërisht, megjithatë në mënyrë shkatërruese hap hapësirë për teoritë e konspiracionit nga kush qoftë, madje edhe nga ai që dëshiron të shkatërrojë Maqedoninë. Tjetra është ajo që Ivanov vazhdon me retorikën e delegjitimimit të Zaevit, me atë që thotë se ka humbur zgjedhjet. Dhe e treta, ndoshta më e rëndësishmja është se në vend që të identifikojë aspektet specifike të Deklaratës që janë problematike dhe janë pjesë e programit qeverisës dhe të propozojë mënyrat e mundshme për të dalur nga kriza që ndodhemi”, ka shkruar Stavrevska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat