A po paralajmëron LSDM se deputetë të VMRO-së mund të përkrahin qeverinë e saj?

Maqedonia

A po paralajmëron LSDM se deputetë të VMRO-së mund të përkrahin qeverinë e saj?

Më: 17 prill 2017 Në ora: 12:23
LSDM

LSDM në një komunikatë për media ka thënë se shumica e re parlamentare e ka për obligim të mbrojë vendin nga politikat destruktive të Nikolla Gruevskit dhe Gjorge Ivanovit.

“Që të jetë më e qartë, përsërisim se Gruevski kot lutet që të ulet në tryezë dhe të negociojë. Amnisti nuk ka! Do të ketë shtet juridik që do të vlej për të gjithë njëlloj. Gruevski nuk ka të drejtë të ofroj 51 deputetë të zgjedhur nga VMRO-DPMNE, si të jenë pronë e tij. Së pari, shumica parlamentare tani më ekziston dhe askush më nuk po e kërkon këtë nga ai! Ndërsa, nëse disa nga deputetët opozitarë të VMRO-DPMNE-së do të gjejnë mendje të shëndoshë dhe do të përkrahin reformat në formimin e qeverisë së re reformatore, poashtu nuk varet nga Gruevski”, kanë thënë nga LSDM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat