Të vërshuarit nesër duhet të largohen nga konviktet, akoma nuk kanë rregulluar shtëpitë

Maqedonia

Të vërshuarit nesër duhet të largohen nga konviktet, akoma nuk kanë rregulluar shtëpitë

Më: 17 prill 2017 Në ora: 18:06
Vershimet ne Maqedoni (Foto arkiv)

Sot është dita e fundit ku të banorët e rajoneve të vërshuara në Shkup, të cilët janë akomoduar në konviktin e studentëve të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të lëshojnë konviktet. Edhe pse ministri i punës dhe politikës sociale, Ibrahim Ibrahimi, vlerësoi se janë krijuar kushte që 79 banorë të kthehen në shtëpitë e tyre, ata për Telma thonë se nuk do t’i lëshojnë konviktet, pasi në shtëpitë e tyre nuk ka kushte për jetë.

Para katër ditëve, këta banorë u paralajmëruan se pas festës së Pashkëve do të duhet të kthehen në shtëpitë e tyre, ndërsa akomodimi shtesë në një qendër tjetër është siguruar vetëm për 2-3 familje. Të ballafaquar me faktin se nesër për ta do të mbyllen dyert e konviktit “Seniq”, familjet e vërshuara kërkojnë që qëndrimi në konvikte t’u vazhdohet edhe për disa javë, që të mund të rregullojnë shtëpitë e tyre dhe të kthehen.

Përderisa institucionet kompetente nuk pranojnë kërkesat e tyre, banorët nga rajonet e vërshuara thonë se do të mblidhen para Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe nga ministri Ibrahimi do të kërkojnë vazhdimin e afatit të qëndrimit në konvikte dhe më shumë para për sanimin e dëmeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat