Hotelierët në Maqedoni të kënaqur nga festat

Maqedonia

Hotelierët në Maqedoni të kënaqur nga festat

Më: 17 prill 2017 Në ora: 18:42
Ilustrim

Nëse festat janë pikë referimi për suksesin e sezonit turistik të ardhshëm, këtë vit Ohri përveç vizitorëve tradicional do të jetë i vizituar edhe nga turistët e huaj. Por, ajo që shqetëson më shumë është kriza politike dhe zhvillimet aktuale në vend.

Kërste Bllazheski, kryetar i HOTAM, i cili në emër të hotelierëve ju bëri thirrje politikanëve dhe partive politike të sillen me mençuri, pasi siç tha, një situatë e këtillë mund seriozisht të ndikojë mbi industrinë hotelierike.

Ai theksoi se, punëtorët turistik po mundohen të shpëtojnë turizmin në Maqedoni dhe të mos përsëriten dy sezonet e kaluara, ku ambasadat e huaja apeluan tek qytetarët e tyre të jenë të kujdesshëm me udhëtimet në Maqedoni, me çka solli uljen e numrit të turistëve.

Por, punëtorët turistik presin sezon të mirë turistik dhe mysafirë të shumtë, sidomos në muajt korrik, gusht dhe shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat