Të mërkurën aksion i veçantë nga Policia Rrugore në Maqedoni

Maqedonia

Të mërkurën aksion i veçantë nga Policia Rrugore në Maqedoni

Më: 17 prill 2017 Në ora: 18:54
Ilustrim

Përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtoria e Policisë Rrugore, gjatë kësaj jave në kuadër të organizatës ndërkombëtare TISPOL – rrjeti i policisë rrugore, do të zbatojnë aksion të shtuar të shpejtësisë së lëvizjes së makinave.

Ky aksion do të zbatohet në gjitha shtetet, të cilat bashkëpunojnë me organizatën TISPOL, të cilat janë 28 anëtaret në BE, mes të cilave edhe Zvicra, Norvegjia dhe Serbia.

Në kuadër të aksionit të ditës së mërkurë (19 prill), do të zbatohet edhe “Speed Marathon”, ku shpejtësia do të matet 24 orë pandërprerë me radarë të ndryshëm.

Çdo vozitës i kontrolluar, do të testohet për alkoolin, ndërsa policia rrugore gjatë kohës së ndalesës në çdo makinë do të testojë shpejtësinë e lëvizjes, do të kryejë kontrollë teknike të makinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat