Shumica e të punësuarve në Maqedoni marrin rrogë nënmesatare

Maqedonia

Shumica e të punësuarve në Maqedoni marrin rrogë nënmesatare

Më: 18 prill 2017 Në ora: 10:06
Ilustrim

76% e të punësuarve në Maqedoni marrin rrogë më të ulëta se 20 mijë denarë që od të thotë se më shumë se dy e treta e të punësuarve kanë të ardhura që janë më të ulëta se rroga mesatare prej 22.750 denarëve.

Analiza e Institutit për hulumtime ekonomike ”Finance Think” tregon se rrogë nënmesatare këntë të gjithë të punësuarit në veprimtaritë shërbyese, të punësuarit në hotele dhe restorante, bujqësi, tregti dhe industri të përpunimit, si edhe afër 70% e të puënsuarve në ndërtimtari.

Nga ky institut thonë për Tv Telma se është e nevojshme rritja e rrogës minimale për t’u përmirësuar standardi, por në aspekt afatmesëm dhe afatgjatë duhet të mendohet një model për rritje ekonomike bazuar në sektorët e pagave të larta siç është veprimtaria kompjuterike.

Sipas ”Finance Think” rroga mët ë larta se 20 mijë denarë marrin të punësuarit në sektorin financiar dhe energjetik, si edhe të punësuarit në administratën publike dhe mbrojtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat