Sot përsëri është shtyrë seanca gjyqësore nëse ‘bombat’ duhet të shfrytëzohen nga PSP-ja

Maqedonia

Sot përsëri është shtyrë seanca gjyqësore nëse ‘bombat’ duhet të shfrytëzohen nga PSP-ja

Më: 18 prill 2017 Në ora: 11:07
Gjykata e Lartë

Për shkak të sëmurjes të një pjese të gjykatësve në Gjykatën e Lartë, në një kohë të pacaktuar është shtyrë seanca e sotme gjyqësore. Në seancë duheshte të vendoset nëse PSP mund t’i shfrytëzojë në procedura gjyqësore.

Këshilli i Gjykatës së Lartë për së dyti herë do të diskutojë se kush mund të dorëzojë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe nëse bisedat e përgjuara nga ‘bombat’ e opozitës mund të shfrytëzohen në procedurë gjyqësore si dëshmi, ose, përsëri, përfaqësojnë vetëm tregues.

Të gjitha çështjet e lidhura me këtë problematikë, për të cilën sot duheshte të bisedohet në dyer të mbyllura në Gjykatë, ishin dorëzuara pikërisht nga kryetari i sapozgjedhur të këtij gjyqit, Jovo Vangelovski. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat