Maqedonia rradhitet ndër vendet më të larta në Evropë

Maqedonia

Maqedonia rradhitet ndër vendet më të larta në Evropë

Më: 18 prill 2017 Në ora: 11:09
Ilustrim

Me një lartësi mesatare mbitetare prej 832 metër, Maqedonia është vendi i pestë më i lartë në Evropë. Sipas konfigurimit të terrenit, pjesa perëndimore e vendit është më e lartë, mesatarisht 935 metër, kurse ajo lindore është 662 metër.

Këto shifra e rradhitin vendin në shtetet malore-luginore, kurse ky reliev është si rezultat i proceseve gjeologjike, tektonike dhe erozive që kanë ndodhur qindjra mijëra, apo milionë vite më parë.

Nga qytetet e Maqedonisë, Gjevgjelia dhe Bogdanci kanë lartësi mbitetare nën 100 metër, kurse Krusheva është qyteti që është tërësisht mbi 1000 metër, respektivisht 1220, e ndjekur nga Pehçeva që është ndërmjet 960 dhe 1050 metër lartësi mbidetare.

Dhjetë qytete të Maqedonisë kanë lartësi mbidetare prej 600 deri 700 metër, kurse popullsi ka më shumë në vendet me lartësi mbidetare prej 200 deri 300 metër.

Në aspekt të maleve, Maqedonia rradhitet në vendet me numër më të madh malesh – rreth 40 male, 13 nga të cilët janë mbi 2000 metër të lartë. Maja më e lartë është Korabi, pastaj Maja e Titos, Luboteni, Pelisteri, e kështu me radhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat