Vjedhje në disa ordinanca shëndetësore në Gostivar

Maqedonia

Vjedhje në disa ordinanca shëndetësore në Gostivar

Më: 18 prill 2017 Në ora: 11:46
Ilustrim

Gjatë periudhës së festave në këtë fundjavë që shkoi kanë ndodhur disa vjedhje në ordinanca shëndetësore që gjenden në Shtëpinë e shëndetit në Gostivar.

SPB e Tetovës bën të ditur se rastet kanë ndodhur ndërmjet 14 dhe 17 prillit, kur dëmi vlerësohett ë arrijë në 100 mijë denarë.

Hajnat kanë vjedhur katër laptopë, USB pajisje, lexues kartelash, e më pastaj janë larguar. Askush nuk i ka hetuar keqbërësit. Janë kryer hetimet dhe janë marrë masa për t’u gjetur personat përgjegjës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat