Selmani tallet me pushtetin VMRO-BDI: “Vetë pordhin, vetë tremben!”

Maqedonia

Selmani tallet me pushtetin VMRO-BDI: “Vetë pordhin, vetë tremben!”

Më: 18 prill 2017 Në ora: 19:56
Foto Ilustrim

Kryetari i shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani ka komentuar psikozën që u krijua gjatë festave të Pashkëve, kur shumë kisha në shkup u siguruan nga forca të mëdha policore. Këtë situatë ai e ka përshkruar me fjalinë popullore, e cila thotë “Vetë pordhë, vetë trembet”.

Image
Kryetari i shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani

“Ditën e Pashkëve kishat në Shkup ishin të rrethuara me forca policore të armatosura deri në dhëmbë.
Askush nuk na njoftoj se për çfarë arsye policia siguronte kishat. I kërcënonte dikush? Unë nuk dëgjova gjë!
Kësaj pune i thonë si ajo fjala popullore, vetë pordhë, e vetë trembet!”, ka komentuar Selmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat