Chizhov: BE-ja tentoi që të ndërhyjë në Maqedoni

Maqedonia

Chizhov: BE-ja tentoi që të ndërhyjë në Maqedoni

Më: 19 prill 2017 Në ora: 09:47
Vladimir Chizhov

Ballkani Perëndimorë do të jetë në tavolinën e bisedimeve ndërmjet BE-së dhe Rusisë gjatë vizitës së përfaqësueses së BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini, në Moskë, më 24 prill të këtij viti.

Kjo u bë e ditur nga përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në BE, Vladimir Chizhov për agjencinë serbe. Ai ka thënë se BE-ja me vite luan rol të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se vendet që nuk kanë hyrë në BE nga ky rajon nuk janë të përgatitura për anëtarësim.

Sipas tij, tani për tani, më problematike është Maqedonia ku BE-ja ka tentuar që të ndërhyjë përmes takimeve të përfaqësuesve të BE-së me kryetarin Ivanov. Për Chizhovin këto takime mund që ta thellojnë krizën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat