LSDM: Formimi sa më i shpejtë i qeverisë, është e vetmja alternativë për dalje nga kriza politike

Maqedonia

LSDM: Formimi sa më i shpejtë i qeverisë, është e vetmja alternativë për dalje nga kriza politike

Më: 19 prill 2017 Në ora: 10:01
LSDM

Sot, përmes një komunikate të LSDM-së, porositet që, formimi sa më i shpejtë i qeverisë është e vetmja dalje nga kriza politike.

‘Shumica legjitime parlamentare nga 67 deputetë të zgjedhur nga mbi 700 mijë qytetarë, shumë shpejt do të zgjedh kryetarin e Kuvendit, kurse më pas Qeveria e re, në përputhje me Kushtetutën, Rregullore dhe ligjet. Është e vetmja dalje demokratike dhe legjitime nga kriza çka e shkaktoi OBRM-PDUKM. Porositim institucionet se janë të detyruar të mundësojnë transfer të qetë të pushtetit’, thuhet ndër të tjera në komunikatë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat