FMN parasheh rritje ekonomike për Maqedoninë

Maqedonia

FMN parasheh rritje ekonomike për Maqedoninë

Më: 19 prill 2017 Në ora: 12:51
Ilustrim

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar parashikimin më të ri ekonomik, ku tregohen shifra dhe prirje pozitive për ekonominë e rajonit të Ballkanit, përfshi edhe të Maqedonisë.

Sipas FMN-së, nga rajoni, rritje më të madhe ekonomike do të ketë Shqipëria (3.7%), pastaj Kosova (3.5%), Mali i zi (3.3%). Maqedonia pritet që të ketë rritje ekonomike prej 3.2%.

Parashikimet janë që edhe në vitin 2018, prirja e rritjes ekonomike për rajonin do të jetë pozitive, ku për Maqedoninë parashihet të ketë rritje prej 3.4%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat