AUV: Konfiskohet dhe shkatërrohet mish i pasigurt pule nga Brazili

Maqedonia

AUV: Konfiskohet dhe shkatërrohet mish i pasigurt pule nga Brazili

Më: 19 prill 2017 Në ora: 13:25
Agjencia për Ushqim dhe Veterinar

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari sot njoftoi se në fillim të muajit në vendkalimin kufitar Qafëthanë ka konfiskuar 1.300 KG mish i pasigurt pule me prejardhje nga Brazili.

Mishi i konfiskuar, siç thuhet në kumtesë, është shkatërruar në deponinë në Strugë.

‘Bëhet fjalë për import ilegal i mishit të ngrirë të pulës, për të cilin, në bazë të kontrollit të realizuar nga ana e veterinarit zyrtar, është konstatuar se vjen nga një objekt-thertore, e cila në momentin e kontrollit nuk ndodhej në listën e objekteve të cilat janë aprovuar për eksport nga ana e BE-së, gjegjësisht e cila lejen për eksport e ka humbur më 23.03.2017’, njofton AUV.

Agjencia njoftoi se pas ndodhive të paradokohshme në industrinë e mishit në Brazil, është në komunikim të vazhdueshëm me ambasadorin e Maqedonisë, Ivica Bocevski me të cilin në bazë ditore këmbehen informata për ndodhitë në sektorin e mishit brazilian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat