LD: Të formohet trupi koordinues nga shumica parlamentare

Maqedonia

LD: Të formohet trupi koordinues nga shumica parlamentare

Më: 19 prill 2017 Në ora: 14:14
Lidhja Demokratike

Lidhja Demokratike vlerëson se partitë e shumicës parlamentare duhet të fillojnë aksion demokratik për transferimin e pushtetit në mënyrë që të sigurojë ndryshime substanciale dhe drejtësinë.

Partia propozon të ngritet një trup koordinues nga partitë që kanë një shumicë parlamentare që do të punojnë në zbatimin e një transferimi paqësor të pushtetit, pastaj në bazë të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit të zhbllokojë punën e Kuvendit përmes zgjedhjes së kryekuvendarit dhe seanca të vazhdojë punën deri në emërimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Për funksionimin normal të Parlamentit, partitë, kryesisht MPB, sipas Lidhjes Demokratike duhet të sigurojë kushte për punë të vazhdueshme dhe të bllokojë çdo përpjekje për dhunë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat