Temperaturat e ulëta mund të shkaktojnë dëme të mëdhaja te pemët dhe vreshtat

Maqedonia

Temperaturat e ulëta mund të shkaktojnë dëme të mëdhaja te pemët dhe vreshtat

Më: 19 prill 2017 Në ora: 16:00
Ilustrim

Agrometeorologët paralajmërojnë pasoja të mëdhaja në pemët dhe vreshtat si rezultat i motit të ligë dhe rënieve të temperaturave që pritet të arrijnë deri në -4°C.

Sipas tyre, kritike do të jetë dita e shtunë që pritet të jetë më e ftohta, prandaj agrometeorologët i udhëzojnë pemtarët dhe vreshtarët që të ndërmarrin masa mbrojtjëse.

Ndër masat që propozohen janë trajtimi me preparate kundër ngrirjes, pastaj metoda klasike të tymosjes përmes ndezjes së gjësendeve të ndryshme ose spërkatje, të gjitha këto, para dhe pas lindjes së diellit.

Për kulturat vjeshtore nuk ka rrezik, por probleme mund të kenë edhe kopshtaritë e hapura, ose nëser hapësira nuk është e mbrojtur mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat