Kocijançiq: Urgjentisht t’i jepet fund pasigurisë aktuale

Maqedonia

Kocijançiq: Urgjentisht t’i jepet fund pasigurisë aktuale

Më: 19 prill 2017 Në ora: 21:41
Maja Kocijançiq

Komisioni Evropian sot sërish bëri thirrje që të respektohen rezultatet e zgjedhjeve dhe presidenti Gjorge Ivanov të shqyrtojë vendimin e tij. Maja Kocijançiq në një deklaratë për agjencinë Meta, ju bëri thirrje politikanëve në Maqedoni që sa më shpejtë t’i japin fund krizës aktuale.

“Siç BE ka njoftuar edhe më herët, rezultatet nga zgjedhjet e fundit parlamentare duhet të respektohen, të përfundojë pasiguria aktuale dhe qeveria të formohet pa vonim të mëtutjeshëm në bazë të shumicës parlamentare që është formuar”, deklaroi Kocijançiq.

Ajo përkujtoi deklaratat e mëhershme të përfaqësuese së lartë të politikës së jashtme dhe sigurisë në BE, Federika Mogerini, euro- komisarit Johanes Han dhe KE-së, të cilët disa herë kërkuan që presidenti Ivanov të shqyrtoj vendimin e tij për ndarjen e mandatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat