Vetëm një gjinekolog për 20 mijë qytetar në Dibër dhe rrethinë

Maqedonia

Vetëm një gjinekolog për 20 mijë qytetar në Dibër dhe rrethinë

Më: 20 prill 2017 Në ora: 12:28
Ilustrim

Në kohë kur Maqedoni ka shumë studentë të mjekësisë që bredhin rrugëve të Evropës për të gjetur punë në ndonjë spital apo ambulantë private, shihet qartë se në Komunën e Dibrës ka mungesë të gjinekologëve.

Në mungesë të gjinekologëve në këtë komunë, lehonat lindin në Strugë, njofton Kanal77.

”Kushtet atje nuk janë të këqija, por ka mungesë të personelit mjekësor. Ne e kemi detyrë që gratë shtatëzëne t’i orientojmë në Strugë dhe Shkup për të lindur. Përveç se nuk ka gjinekologë, këtu nuk ka as anesteziolog e as personel tjetër që lidhet me lindjen. Në Strugë, spitali i ka këto burime njerzore dhe për këtë shumica e grave lindin atje.” thotë Argëtim Fida, mjek gjinekolog që ka ambulantë private.

Vetëm vitin e kaluar, 125 gra nga kjo komunë kanë lindur në Strugë. Ky numër është 90% e grave që lindin gjatë vitit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat