Poliklinika Çento ”përmbytet” nga uji fekal

Maqedonia

Poliklinika Çento ”përmbytet” nga uji fekal

Më: 20 prill 2017 Në ora: 12:44
Ilustrim

Për shkak të një defekti të madh, në hapësirat e Poliklinikës Çento, tashmë disa ditë me radhë është shfaqur sasi e madhe uji fekal që ka shkaktuar revoltë te pacientët.

Nga Shtëpia e Shëndetit Publik në Shkup thonë se uji është shfaqur në bodrum si pasojë e një defekti të ndodhur jashtë hapësirave të Poliklinikës në fjalë. Përgjegjësit kanë marrë masa për ta thithur ujin nga bodrumi, por nuk dihet se kur do të rregullohet defekti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat