Zendeli: Zgjedhjet nuk janë zgjidhje

Maqedonia

Zendeli: Zgjedhjet nuk janë zgjidhje

Më: 20 prill 2017 Në ora: 13:53
Fadil Zendeli

Gjatë debatit në Kuvendit të Maqedonisë, për replikë ndaj deputetëve të OBRM-PDUKM-së është përgjigjur edhe deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli i cili ka thënë se zgjedhjet e kërkuara nga OBRM-PDUKM nuk janë zgjidhje për krizën.

”I përmendët zgjedhjet dhe deklaratën e partive shqiptare. Zgjedhjet nuk janë zgjidhje. Komunikimi i institucioneve në Maqedoni dhe Shqipëri do të vazhdojë edhe pas kësaj krize. Deputetët e OBRM-PDUKM flasin për protestat. I respektoj protestuesit por më tregoni a janë të gjithë aty jashtë për të protestuar? Shqiptarë, maqedonas, turq dhe etnitë tjera a janë në protesta?” tha Zendeli nga foltorja e Kuvendit.

Zendeli ka bërë thirrje që mos të keqpërdoret deklarata e partive shqiptare për qëllime politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat