Ademi: Anëtarësimi në BE mbetet prioritet strategjik i Republikës së Maqedonisë

Maqedonia

Ademi: Anëtarësimi në BE mbetet prioritet strategjik i Republikës së Maqedonisë

Më: 20 prill 2017 Në ora: 19:39
Zëvendëskryeministri Arbër Ademi

Në takim, zëvendëskryeministri Ademi shkurtimisht iu referua gjendjes politike në Maqedoni, dhe i përshëndeti përpjekjet e deritanishme të Unionit për gjetjen e daljes nga kriza.

“Vizitat e fundit të zyrtarëve të lartë të BE-së janë dëshmi e angazhimit dhe mbështetjes nga ana e Bashkimit Evropian për Maqedoninë dhe orientimit të saj euroatlantik”, tha Ademi.

Ai theksoi se është e rëndësishme, edhe në kushtet e vazhduara të krizës së brendshme, aktivitetet e rregullta të vazhdojnë lidhur me implementimin e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim dhe realizimi i projekteve nga programi IPA.

“Republikës së Maqedonisë i mbetet prioritet strategjik anëtarësimi në Bashkimin Evropian, sepse ajo është dëshira dhe interes i gjithë qytetarëve”, tha Ademi, duke shtuar se roli i çdo udhëheqësi politik aktual dhe i ardhshëm është që të punojë në realizimin e këtyre prioriteteve strategjike dhe të ndjek vullnetin e shumicës së qytetarëve.

Dy bashkëbiseduesit u dakorduan që takimet e tilla të rregullta pune të vazhdojnë edhe në të ardhmen, në funksion të koordinimit të aktiviteteve reformuese lidhur me ardhmërinë tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat