Demiri: Krizat në Ballkan çojnë drejt bashkimit të shqiptarëve

Maqedonia

Demiri: Krizat në Ballkan çojnë drejt bashkimit të shqiptarëve

Më: 21 prill 2017 Në ora: 17:14
Alajdin Demiri

Bashkimi i trojeve shqiptare nuk është trillim, kështu vlerëson ish diplomati, Alajdin Demiri duke komentuar kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe presidentin i Kosovës, Hashim Thaçi për mundësinë që shqiptarët te jetojnë në një shtet, në rast se zbehet perspektiva për anëtarësim në BE. Sipas tij, nëse vazhdojnë politikat anti-shqiptare në Ballkan çështja e “Shqipërisë Etnike” është realitet i pakontestueshëm.

Nga ana tjetër ish-diplomati, Risto Nikovski vlerëson se deklaratat e funksionerëve të lartë shqiptarë të thëna pikërisht në këtë moment asocojnë në Maqedoninë dhe se bashkë me të a.q. “Platformë të Tiranës” janë pjesë e së njëjtës politikë joreale, që do ta destabilizojë gjithë rajonin.

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ftoi faktorin ndërkombëtar të reagojë pasi me idenë për Shqipëri të Madhe shqiptarët do të arrijnë deri në Nish, duke iu kundërpërgjigjur kështu kreut të Këshillit Nacional të Bujanocit, Jonuz Musliu i cili deklaroi se pa Preshevë nuk mund të ketë bashkim të Shqipërisë e Kosovës.

Deklaratat e drejtuesve të Shqipërisë dhe Kosovës i dënoi edhe ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu. Ai tha se Qeveria amerikane mbështet sovranitetin e Kosovës dhe Shqipërisë. Jemi kundër çdo diskutimi të pakujdesshëm për bashkim. Ai pengon stabilitetin e rajonit dhe rrugën europiane për të dyja vendet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat