Zaev-Romeo: Të ç’bllokohen proceset demokratike në Maqedoni

Maqedonia

Zaev-Romeo: Të ç’bllokohen proceset demokratike në Maqedoni

Më: 21 prill 2017 Në ora: 17:34
Takimi Zaev-Romeo

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, priti në takim ambasadorin italian në Shkup, Carlo Romeo, me të cilin diskutuaun për krizën e tanishme politike në vend.

Siç bëjnë të ditur nga LSDM-ja, bashkëbiseduesit konstatuan nevojën e ç’bllokimit të proceseve demokratike, që janë në interes të qytetarëve dhe të stabilizimit dhe perspektivës së Maqedonisë.

Temë bisede kanë qenë edhe pasojat dhe rreziqet që mund të vijnë nga vazhdimi i mëtutjeshëm i krizës politike që mund të zgjidhet me transferimin e pushtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat