Ivanov nëse shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, do të arrestohen mbi 400 “puçistë”

Maqedonia

Ivanov nëse shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, do të arrestohen mbi 400 “puçistë”

Më: 22 prill 2017 Në ora: 02:38
Ivanov

Presidenti Gjorge Ivanov po përgatit terrenin për shpalljen e gjendjes së luftës dhe arrestimin e siç thuhet, “puçistëve” me në krye liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, shkruan javorja “Fokus” në një storje speciale me titull: Ivanov nga “Jaseni” do të komandoj arrestimin e “puçistëve”. Bëhet fjalë për rezervatin “Jasen” që ndodhet 20 kilometra nga Shkupi brenda të cilit ndodhet një bunker i ish armatës jugosllave. Një burimi të ARM-së, ka bërë të ditur se para festës së pashkëve në këtë zonë ka qëndruar një delegacion ushtarakësh i përzgjedhur nga kreu i VMRO-së me mision për përgatitjen e objektit për vendosjen e udhëheqësve më të lartë shtetëror dhe partiak, para se gjithash të Ivanovit, Gruevski dhe familjeve të tyre në rast të shpalljes së gjendjes së luftës. Oficerë të lartë kanë bërë të ditur se bunkerët që janë edhe kundër helmeve kimike mund të strehojnë rreth 100 persona.

“Skenari për të cilin dëshmojnë qarqe ushtarako-policore, por edhe të kundërzbulimit do të realizohej nëse LSDM dhe partitë shqiptare që kanë shumicën prej 69 deputetë, vendosin ta ndërprenë bllokimin e Kuvendit dhe në një seancë alternative pa VMRO DPMNE-në zgjedhin kryetarin e Kuvendit dhe qeverinë. Kjo nga presidenti Ivanov do të merrej si pretekst për shpalljen e gjendjes së luftës”.

Nuk përjashtohet as mundësia e gjoja ndonjë grusht-shteti ndaj presidencës, që do të merrej si shkas për realizimin e skenarit të shpalljes së gjendjes së luftës.

Ideja sipas javores FOKUS është marr nga “Puçi” në Turqi i realizuar nga presidenti Erdogan. Por, në këtë rast Ivanov dhe Gruevski do të kenë kujdes që të mos arrestojnë shqiptarë, të paktën jo personalitete të larta partiake e para se gjitha jo njerëz të BDI-së me qëllim që të shmangin konflikt ndëretnik si dhe të len hapësirë për bashkëpunim të ardhshëm me partitë shqiptare.

Plani i familjes Gruevski është që në valën e parë të arrestoj 30-40 puçist, në mesin e të cilëve edhe krerët më të lartë të opozitës e më pas edhe 300 apo 400 persona të tjerë bashkëpunëtor të opozitës, të sektorit civil, afarist e personalitet tjera publike. Gjithashtu parashihet kontrolli i plotë i raportimit të mediave si dhe mbyllja e të gjitha rrjeteve sociale. Për zbatimin e planit siç thuhet, janë hartuar edhe procedurat tjera që duhet të kalojnë në qeveri. Siç shkruan Fokus, skenari ka rritur interesin tek ndërkombëtarët të cilat kanë shprehur shqetësimin e tyre mbi zhvillimet e ardhshme në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat