LSDM: Bllokimi i interesave shtetërore është vepër e dënueshme

Maqedonia

LSDM: Bllokimi i interesave shtetërore është vepër e dënueshme

Më: 22 prill 2017 Në ora: 09:42
LSDM

LSDM-ja përmes një kumtese bën thirrje të mundësohet vazhdimi i proceseve demokratike dhe se shteti duhet të funksionojë me kapacitetin e tij të plotë.

“Është vendosur në pikëpyetje ekzistimi i qytetarëve dhe firmave për shkak të bllokimeve të paarsyeshe me të cilat parandalohet transferimi i qetë i pushtetit. Ministrat në largim kanë pushtet teknik. Për një kohë të shkurtë do të përfundojnë edhe ingerencat e kryetarëve të komunave dhe këshillave komunal, ndërsa zgjedhje të reja lokale nuk mund të ketë pa kryetar të Kuvendit. Kjo do të thotë bllokim të gjithë sistemit shtetëror. Këtë shumica e re parlamentare nuk do ta lejojë”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së.

Nga kjo parti gjithashtu thonë se, urgjentisht opozita OBRM-PDUKM dhe Nikolla Gruevski duhet të vendosen në interes të qytetarëve dhe të ndalojnë me skenare për jostabilitet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat