“Ekonomia e Maqedonisë është stabile edhe përkundër sfidave të krizës politike”

Maqedonia

“Ekonomia e Maqedonisë është stabile edhe përkundër sfidave të krizës politike”

Më: 22 prill 2017 Në ora: 11:22
Banka Botërore

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore vlerësojnë se ekonomia e Maqedonisë është stabile edhe përkundër gjithë sfidave të krizës politike. Në vizitat e pranverës në Washington, ku merr pjesë edhe delegacioni nga Maqedonia i udhëhequr nga ministri i financave, Kiril Minoski, është theksuar se ekonomia e Maqedonisë këtë vit do të shënojë rritje prej rreth 3%.

Sipas guvernatorit të Bankës Popullore, Dimitar Bogov, vlerësimet e FMN-së dhe Bankës Botërore për ekonominë e Maqedonisë, janë për shkak të bazave të vendosura në ekonpmi.

Në takimet që delegacioni nga Maqedonia kishte me përfaqësues të lartë të FMN-së është vlerësuar se projektet infrastrukturore janë pozitive për zhvillimin e ekonomisë së Maqedonisë.

Banka Botërore dhe Banka Evropiane për Përtëritje dhe Zhvillim, mbështesin projekte në Maqedoni me vlerë prej miliarda eurove, nga të cilat pjesa më e madhe në infrastrukturë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat