Ohri hyn në Gines me sallatën më të madhe shope

Maqedonia

Ohri hyn në Gines me sallatën më të madhe shope

Më: 22 prill 2017 Në ora: 12:21
Ohri hyn në Gines me sallatën më të madhe shope

Me sallatën shope më të madhe të prodhuar në botë prej 202 kilogramë e 86 gramë, Ohri ka hyrë në Librin e Rekordeve Gines (Guinness). Për prodhimin e saj është kujdesur ekipi prej rreth njëzet personave në mesin e të cilëve edhe disa kuzhinierë nga ky qytet, si dhe nxënës të shkollës së mesme të hotelerisë “Vaço Pitoshevski” nga Ohri.

“Për sallatën shope u përdorën prodhime të Maqedonisë. Sipas normave botërore përdoret domate dhe kastravec. Kishim 80 kilogramë domate dhe 80 kilogramë kastravec, 20 kilogramë qepë, 10 kilogramë speca dhe 40 kilogramë djathë. Na u deshën rreth 10 orë për përgatitjen e produkteve të nevojshme ushqimore”, tha Dimitar Arnaudovski, kryekuzhinier.

Ndryshe rekordi i fundit i vendosur për prodhimin e sallatës shope ishte në Bullgari në vitin 2009 me 86 kilogramë. Kryqi i Kuq nga Ohri një pjesë të sallatës do ta dhurojë në organizata humanitare dhe institucione për qëllime bamirëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat