AMP: Bllokimi i Kuvendit sjell pasoja negative në jetën e përditshme

Maqedonia

AMP: Bllokimi i Kuvendit sjell pasoja negative në jetën e përditshme

Më: 22 prill 2017 Në ora: 15:09
Kuvendi i Maqedonisë

Aleanca për Maqedoni Pozitive (AMP) kërkon që urgjentisht të ndalohet “lojrat pa kufi” me bllokim pasiv të zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit dhe transferimin e qetë të pushtetit. Sipas tyre, qytetarët e Maqedonisë e ndjejnë jofunksionimin e shtetit në çdo hap dhe çdo pjesë të jetës së tyre.

“Qytetarët e Maqedonisë e ndjejnë jofunksionimin e shtetit në çdo hap dhe çdo pjesë të jetës së tyre, me çka janë bërë peng të zyrtarëve të lartë të partisë së OBRM-PDUKM-së, të cilët tentojnë të ikin nga përgjegjësia e krimit që i ngarkon PSP-ja”, thuhet në kumtesën e AMP-së.

Ata gjithashtu thonë se bllokimi i formimit të qeverisë së re sjell shumë pasoja negative në jetën reale. AMP kërkon që urgjentisht të merren masa konkrete për të lehtësuar gjendjen e fermerëve dhe bujqësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat