Mançevski: Gruevski e mbron drejtorin e “Ujësjellësit” për shkak të lidhjeve familjare

Maqedonia

Mançevski: Gruevski e mbron drejtorin e “Ujësjellësit” për shkak të lidhjeve familjare

Më: 22 prill 2017 Në ora: 15:47
Nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski

Nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski, sot në një konferencë për shtyp deklaroi se kryetari i OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevski, për shkak të lidhjeve familjare po e mbron drejtorin e Ndërmarrjes Publike “Ujësjellësi dhe kanalizimet”. Mançevski i bëri thirrje kryetarit të Shkupit, Koce Trajanovksi, që menjëherë të ndërmerr masa kundër drejtorit të ndërmarrjes, i cili sipas tij, ka diplomë të pavlefshme.

“Koce Trajanovski deri tani është dashur ose ta ndryshojë ose suspendojë drejtorin Aleksandar Atanasov. E vërteta është se Koce Trajanovski nuk e ka as forcën, as guximin për ta bërë këtë, për shkak se ai nuk është kryetari i vërtetë i Bashkisë së Shkupit. Kryetari i vërtetë është Nikolla Gruevski, i cili ka lidhje familjare me Atanasovin dhe nuk lejon që të ndryshohet”, deklaroi Mançevski.

Ai bëri thirrje që të zhbllokohet puna e Kuvendit dhe sa më parë të nënshkruhen zgjedhjet lokale dhe komunat të fitojnë kryetarë të ndershëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat