LSDM: Do ta kthejmë besimin tek vaksinat, pushteti aktual i blente me çmim më të lirë

Maqedonia

LSDM: Do ta kthejmë besimin tek vaksinat, pushteti aktual i blente me çmim më të lirë

Më: 22 prill 2017 Në ora: 17:58
LSDM

LSDM-ja ka reaguar me shkrim ndaj deklaratave të ministrit të shëndetësisë, Nikolla Todorov, i cili sot ju bëri thirrje prindërve që të mos e vonojnë vaksinimin e fëmijëve të tyre. Nga LSDM thonë se, është vonë që Todorov të kërkojë nga qytetarët të besojnë në vaksina dhe se ata do të kthejnë besimin tek vaksinat.

“Qeveria e re reformusese do të angazhohet në kthimin e vaksinave cilësore. Mosbesimin e qytetarëve tek vaksinat e ka shkaktuar pushteti aktual, i cili për fëmijët ka siguruar vaksina me çmim më të lirë”, thuhet mes tjerash në reagimin e LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat