Kambovski: Nëse vazhdohet mandati i kryetarëve të komunave, gjykatësit e Kushtetueses mund të shkojnë në burg

Maqedonia

Kambovski: Nëse vazhdohet mandati i kryetarëve të komunave, gjykatësit e Kushtetueses mund të shkojnë në burg

Më: 22 prill 2017 Në ora: 19:32
Vllado Kambovski

“Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetenca dhe nuk mund të vendosë për vazhdimin e mandatit të kryetarëve të komunave, këtë gjë mund ta bëj Kuvendi”, deklaroi akademiku Vllado Kambovski, në lidhje me iniciativat e dorëzuara nga Ministria e Drejtësisë dhe Vetëqeverisjes Lokale, ku kërkohet të fshihen anëtarët nga Ligji për qeverisje lokale të cilët e kufizojnë mandatin e kryetarëve të komunave për katër vite.

“Ata gjykatës të cilët do të votojnë për fshirjen e dy neneve nga Ligji për qeverisje lokale, të cilët thonë se mandati i kryetarëve të komunave zgjatë katër vite, bëjnë vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare”. Në Kodin Penal të Maqedonisë për këtë vepër është paraparë dënim me burg”, deklaroi Vllado Kambovski.

Iniciativat edhe zyrtarisht janë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, por Gjykata akoma nuk ka vendosur kur ata do të rishikohen me procedura të rregullta. Gjykata Kushtetuese gjatë ditës së sotme njoftoi se seanca e radhës do të mbahet më 9 maj, por sipas agjendës së publikuar nuk do të diskutohet për këto iniciativa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat