Qeveria e Maqedonisë formon komision për vërtetimin e dëmeve tek pemët dhe vreshtat

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë formon komision për vërtetimin e dëmeve tek pemët dhe vreshtat

Më: 23 prill 2017 Në ora: 09:38
Ilustrim

Qeveria e Maqedonisë në seancën e djeshme të jashtëzakonshme vendosi të formojë komisioni për hetimin e dëmeve të pemëve dhe vreshtave nga temperaturat e ulëta. Ata gjatë ditës së sotme do të dalin në terren dhe do të shënojnë dëmet.

Siç informoi ministri i bujqësisë, Miahil Cvetkov, është formuar komision nga disa institucione i cili duhet të miratojë metodologji përmes së cilës do të paguajë dëmet e shkaktuara.

Ai theksoi se në pajtim me ligjin dëmet paguhen 100%, por nuk është vërtetuar akoma sa është dëmi i shkaktuar dhe sa përqind do të paguhen.

Në seancën e mbrëmshme të Qeverisë së Maqedonisë të pranishëm ishin disa kryetarë komunash, ku janë shkaktuar më shumë dëme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat