Vazhdon sot mbledhja konstituive e Kuvendit të Maqedonisë

Maqedonia

Vazhdon sot mbledhja konstituive e Kuvendit të Maqedonisë

Më: 24 prill 2017 Në ora: 09:02
Kuvendi i Maqedonise

Në Kuvendin e Maqedonisë do të vazhdojë sot mbledhja konstituive e përbërjes së re parlamentare pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit të vitit të kaluar.

Deri tani, palët diskutuan për Deklaratën politike shqiptare. OBRM-PDUKM-ja kundërshton fuqishëm zyrtarizimin e gjuhës shqipe, duke akuzuar se tentohet federalizimi i Maqedonisë. Kjo parti kërkon që të shkohet në zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale.

Nga ana tjetër, LSDM-ja kërkon që të diskutohet për pikat e rendit të ditës dhe të votohet Komisioni për çështje zgjedhore dhe emërime, për t’i hapur rrugë zgjedhjes së Kryetarit të ri të Kuvendit, që në kandidaturë është Talat Xhaferi nga BDI-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat