LSDM: Shumica parlamentare ka për obligim të shpëtojë shtetin nga kaosi

Maqedonia

LSDM: Shumica parlamentare ka për obligim të shpëtojë shtetin nga kaosi

Më: 24 prill 2017 Në ora: 10:00
LSDM

Përmes një kumtese dërguar mediave, LSDM-ja konsideron se Gruevski tenton që t’i flijojë qytetarët dhe shtetin, ndërkaq shumica parlamentare duhet që ta pengojë atë.

Sipas tyre, shumica parlamentare është e obliguar që të realizojë vullnetin e shumicës së qytetarëve dhe ta shpëtojë shtetin nga kaosi.

LSDM-ja vlerëson se rendi kushtetues është shkelur nga sjellja e pakuptimtë e Nikolla Gruevskit dhe udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së, duke paralajmëruar se brenda tre javësh duhet që të ç’bllokohet gjithçka sepse ndërpritet mandati i komunave dhe këshillave komunal, kurse zgjedhjet e reja mund të shpallen vetëm nga Kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat