Aksident, lëndohen pesë ushtarë të Maqedonisë

Maqedonia

Aksident, lëndohen pesë ushtarë të Maqedonisë

Më: 24 prill 2017 Në ora: 14:43
Ushtria maqedonase

Pesë ushtarë të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë janë lënduar në një aksiden komunikacioni që ka ndodhur sot në autostradën Veles-Shkup.

Siç informojnë nga MPB-ja, rasti kandodhur në ora 12:30 në afërsi të pikëpagesës Sopot, ndërkaq janë përfshirë tre automjete të USHM-së që kanë lëvizur në konvoj për në aktivitete të rregullta ushtarake në Krivollak.

Ushtarët e lënduar janë transferuar në spitalin e Velesit, por nuk ka patur nevojë që të mbahen për trajtim të mëtutjeshëm. Janë duke u kryer hetimet në vendin e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat