Pronarët e apartamenteve ‘Eurotel’ janë dëmtuar me 563 mijë denarë

Maqedonia

Pronarët e apartamenteve ‘Eurotel’ janë dëmtuar me 563 mijë denarë

Më: 24 prill 2017 Në ora: 15:39
Apartamentet "Eurotel"

Për shkak ekzistimit të bazave për dyshim për vepër të kryer penale ‘Evazion’, stacioni policorë në Strugë parashtroi padi kundër D.S. (56) nga Kumanova.

Vepra penale nga i denoncuari, është kryer gjatë 2014 dhe 2015 në cilësinë e kryetarit të bashkësisë së pronarëve të kompleksit të apartamenteve ‘Eurotel’ në Strugë. Në mënyrë të kundërligjshme ka përvetësuar mjete në para të cilat janë besuar për karburante, fatura telefoni, ushqim dhe të ngjashme, me çka e ka dëmtuar bashkësinë dhe ka fituar dobi të kundërligjshme pronësore prej gjithsej 563 mijë denarë, informon MPB për raportin e rregullt policor. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat