Dimitrievski: Do të përgjigjen ata që e montuan rastin!

Maqedonia

Dimitrievski: Do të përgjigjen ata që e montuan rastin!

Më: 24 prill 2017 Në ora: 16:30
Maksim Dimitrievski

Tetë persona, disa prej të cilëve policë civilë të armatosur, më 6 prill 2017, e sulmuan fizikisht deputetin e LSDM-së Maksim Dimitrievski nga Kumanova. Për fat të mirë, Dimitrevski kishte vetëm lëndime të lehta në krahun e tij. Rasti është raportuar në polici dhe vetë Dimitrievski ka ngritur padi penale ndaj personave, por siç mësohet, ende edhe sot e kësaj dite nuk ka epilog rasti.

‘Bëhet fjalë për tentim të individëve të MPB-së, që të montojnë rastin kundër mua dhe të më nxjerrin si të dhunshëm, edhe pse të gjithë e kanë të qartë se unë, gruja ime dhe familjarët e mi, kemi qenë të ekspozuar ndaj dhunës nga ana e njerëzve të cilët mirë njihen nga policia e Kumanovës. E vërteta dhe drejtësia është në anën time dhe atë do ta dëshmojë edhe në procedurën penale, por edhe me këtë padi kundër OBRM-PDUKM, e cila me konferencën për shtyp tregoi se qëndron pas këtij tentimi për rast të montuar kundër meje’, tha Dimitrievski për Plusinfo.

Ngjarja ka ndodhur në restorantin “Palace” në Kumanovë, ku Dimitrievski kishte një festë familjare me të afërmit dhe miqtë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat