Andonov drejtor i ri i Ndërmarrjes Publike ‘Jasen’?

Maqedonia

Andonov drejtor i ri i Ndërmarrjes Publike ‘Jasen’?

Më: 24 prill 2017 Në ora: 17:00
Oliver Andonov

Oliver Andonov, i cili ishte ministër i brendshëm për një ditë është emëruar drejtor i NP ‘Jasen’, shkruajnë Plusinfo dhe A1on.

Nga NP Jasen për NOVA thanë se nuk mund ta konfirmojnë informacionin, dhe siç shkruanë media, ardhja e tij dhe takimi i parë me kolektivin pritet të ndodhë brenda disa ditëve.

Për konfirmimin e këtij informacioni nuk ishte në dispozicion as edhe Andonovi.

Ky informacion vjen drejtpërdrejt pas shkrimit të javores “Fokus”, se Gjorge Ivanov dhe Nikolla Gruevski duhet të vendosen në “Jasen”, nga ku d të japin urdhëra në rast të një gjendje lufte, përderisa shumica parlamentare është në proces të zgjidhjes së kryetarit të ri të Kuvendit dhe qeverisë së re.

Në dalje të fshatit Nova Breznica ku edhe fillon rruga për tek rezervuari i ARM-së “Jasen”, ishin vendosur sinjalizuesit për qarkullim të kufizuar. Rrugës për tek rezervari vëreheshin edhe maune me mallra. Aktualizimi i këtij rezervari erdhi pas storjes speciale në javoren “Fokus” me titull: Ivanov nga “Jaseni” do të komandoj arrestimin e “puçistëve”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat