Xhaferi deputetëve të OBRM-PDUKM: Qetësohuni, nuk kam rënë nga Marsi, edhe unë jam zgjedhur nga populli!

Maqedonia

Xhaferi deputetëve të OBRM-PDUKM: Qetësohuni, nuk kam rënë nga Marsi, edhe unë jam zgjedhur nga populli!

Më: 24 prill 2017 Në ora: 18:52
Deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi

Deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi është paraqitur në foltoren e Kuvendit të Maqedonisë, edhe atë, pas të gjitha sulmeve nga ana e deputetëve nga OBRM-PDUKM, duke thënë se nuk ka rënë nga Marsi dhe se edhe ai është zgjedhur nga populli.

Xhaferi ka thënë se nuk ka dashur të merr fjalën në foltore, por ka dashur të tregojë se qytetarët maqedonas nuk mendojnë siç mendojnë deputetët e OBRM-PDUKM.

‘Qetësohuni, Kuvendin nuk do ta marr as në Tiranë, as në Prishtinë, as edhe në Tunguzi. Edhe ne jemi zgjedhur nga populli, për atë kemi mandat’, ka thënë Xhaferi ndër të tjera. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat