Asgjë e re nga seanca e sotme konstituive

Maqedonia

Asgjë e re nga seanca e sotme konstituive

Më: 24 prill 2017 Në ora: 19:46
Kuvendi i Maqedonisë

Edhe sot seanca konstituive ka vazhduar me replika dhe kundër-replika ndaj deputetëve të Kuvendit.

Deputetët e LSDM-së kanë kërkuar që të mos uzurpohet foltorja e Kuvendit dhe sa më shpejtë të kalohet tek pika e tretë, zgjidhja e kryekuvendarit të ri. Ndërsa nga ana tjetër, deputetët e OBRM-PDUKM, kanë vazhduar me avazin e vjetër të akuzave, duke theksuar se heshtja e deputetëve të LSDM-së, sipas tyre, nënkupton aprovimin e Deklaratës shqiptare dhe se populli maqedonas, shtoi Ilija Dimovski, ka dhënë 44 mijë viktima për lirinë dhe sovranitetin e shtetit.

Por nga ana tjetër, deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi, i është drejtuar deputetëve të OBRM-PDUKM, se populli maqedonas nuk mendon si partia në fjalë dhe se mos të trumbetojnë se thirren në popull dhe se edhe deputetët tjerë janë zgjedhur nga populli.

Kryetari i RDK-së dhe deputeti i ‘Aleancës për Shqiptarët’, Vesel Memedi ka reaguar ndaj deputetëve të OBRM-PDUKM-së duke ju bërë thirrje që të reagojnë me maturi dhe mos nxisin konflikte.

Seanca e radhës do të vazhdojë nesër, në ora 11:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat