Deputeti Talat Xhaferi gabon rrugën, futet në turmën e protestuesve maqedonas!

Maqedonia

Deputeti Talat Xhaferi gabon rrugën, futet në turmën e protestuesve maqedonas!

Më: 24 prill 2017 Në ora: 20:17
Deputeti i BDI-së, njëherit edhe kandidat për kryekuvendar, Talat Xhaferi

Deputeti i BDI-së, njëherit edhe kandidat për kryekuvendar, Talat Xhaferi, sot është përpjekur të kalojë në rrugën ku edhe po zhvillohen gati dy muaj protestat kundër të ashtuquajturës ‘Deklarata e Tiranës’.

Xhaferi është detyruar të kthehet me veturën dhe jo të vazhdojë rrugën ku protestonin qytetarët e iniciativës ‘Për Maqedoni të përbashkët’. Protetuesit e kanë fishkëllyer dhe ai nuk ka provuar më tej. Fatmirësisht, policia ka qenë e pranishme dhe nuk ka pasur ndonjë incident përveç brohoritjeve kundër deputetit shqiptar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat