Vazhdojnë protestat antishqiptare

Maqedonia

Vazhdojnë protestat antishqiptare

Më: 24 prill 2017 Në ora: 20:24
Protestat antishqiptare

Është mbajtur në Shkup protesta kundër platformës së partive shqiptare për gjuhën shqipe dhe kundër formimit të qeverisë së LSDM-së me partitë shqiptare.

Protesta e organizuar me moton “Për Maqedoni të Përbashkët”, kërkuan nga partitë maqedonase ta refuzojnë platformën e partive shqiptare.

Ngjashëm si VMRO DPMNE-ja edhe protestuesit po kërkojnë zgjedhje të reja parlamentare, apo formimin e qeverinë së LSDM-së me ndihmën e deputetëve të VMRO DPMNE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat