Aleanca për Shqiptarët me këto kandidatë do të kandidojë në zgjedhje

Maqedonia

Aleanca për Shqiptarët me këto kandidatë do të kandidojë në zgjedhje

Më: 25 prill 2017 Në ora: 10:24
Aleanca për Shqiptarët

Aleanca për Shqiptarët po shqyrton mundësinë e kandidaturave për zgjedhjet lokale.

Sipas këtij koalicioni, në Strugë po shqyrtohet kandidatura e Ziadin Selës, për një mandat të dytë.

Në Gostivar po shqyrtohet kandidatura e Vesel Memedit ose në garë do të jetë edhe Aben Taravari, por në lojë janë edhe kandidatura të tjera.

Në Tetovë Aleanca pritet të nxjerrë një kandidat i cili në raundin e dytë do të mbështesin BDI-në.

Në komunën e Likovës pritet që të dal një kandidat i kësaj aleance, por që ende nuk është konfirmuar emri, pasi që në lojë janë disa emra. Kohë më parë LR-PDSH paralajmëroi kandidatë të saj edhe në Haraçinë dhe komuna tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat