OBRM-PDUKM: Zaevi bën politikë servile

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Zaevi bën politikë servile

Më: 25 prill 2017 Në ora: 11:20
OBRM-PDUKM

Përmes një kumtese dërguar mediave, përplasja e OBRM-PDUKM-së me LSDM-në vazhdon edhe më tej. OBRM-ja konsideron se lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, bën politike servile, kundër shtetit dhe rrezikon irredentizëm dhe shovinizëm në rajon.

Sipas tyre, Zaevi nuk dënoi asnjë deklaratë, siç thonë, kundër shtetit të bëra nga Edi Rama dhe Ditmir Bushati. Duke e quajtur kriminel, OBRM-ja e akuzon Zaevin se ka heshtur edhe ndaj deklaratave të Ziadin Selës për largim nga puna të maqedonasve nga Struga dhe Gostivari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat