Përfundon seanca konstituive e Kuvendit të Maqedonisë

Maqedonia

Përfundon seanca konstituive e Kuvendit të Maqedonisë

Më: 25 prill 2017 Në ora: 19:29
Kuvendi i Maqedonisë

Deputetët në ditën e 18-të të seancës konstituive sërish kanë folur për gjithçka përveç se për pikën e rendit të ditës, atë të kompletimit të Komisionit për zgjedhje dhe emërime.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së përveç që kërkuan që LSDM-ja të shpalos marrëveshjen e arritur me partitë shqiptare, thanë se kriza nuk ka filluar prej dje, por rrënjët i ka që para tre viteve. Ndërsa nga ana tjetër nga LSDM-ja folën për zhbllokimin e shpejtë të Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re. Seanca konstituive për pikën e tretë të rendit të ditës do të vazhdojë gjatë ditës së nesërme në orën 11.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat