Ajo që ndodh për momentin në Parlament është shfrytëzim i të gjitha mundësive ligjore dhe atyre procedurale nga ana e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit për Maqedoni më të mirë për të treguar pozicionet dhe qëndrimet, përmes debatit parlamentar, duke e shfrytëzuar maksimumin e ligjit dhe asaj të cilën e jep si mundësi Rregullorja, ka thënë Gruevski gjatë takimit me diplomatë të huaj.
Këtë sot pasdite e ka deklaruar kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, i cili së bashku me anëtarët e Komitetit ekzekutiv të partisë, Nikolla Poposki, Nikolla Todorov dhe Vlladimir Gjorçev kanë realizuar takim me ambasadorin e Republikës së Gjermanisë, Mbretërisë së bashkuar të Suedisë dhe Holandës, Kristine Alt’ahuzer, Çarls Garet, Met Stefanson dhe Valter Plomp.
“Asgjë nuk ka të paligjshme, dhe nuk ka asgjë që deri më tani nuk ka ndodhur në të kaluarën në Maqedoni, në Evropë e Botë, praktikisht kjo është mënyra në të cilën VMRO-DPMNE e shpreh revoltën nga pranimi i Platfomës së Tiranës”, është theksuar në takim me abasadorët nga ana e VMRO-DPMNE-së.