Maqedoni, prezantim i hulumtimit në sektorët transport dhe energjetikë

Maqedonia

Maqedoni, prezantim i hulumtimit në sektorët transport dhe energjetikë

Më: 26 prill 2017 Në ora: 09:22

Në organizim të Analitika ‘Think Tenk’, sot do të prezantohen rezultatet nga hulumtimi ‘Gjendja në sektorët transport dhe energjetikë në Republikën e Maqedonisë, si deri në përshepjtim të proceseve reformuese’, mbështetur nga BE projekti ‘IPA2 Mekanizëm’ i realizuar nga Eurotink, Eko-svest, Reaktor dhe Zenit.

Sipas organizatorëve, ideja e këtij hulumtimi është që të tregojë se cilët janë problemet kryesore në këto dy sektorë që po e ngecin avancimin dhe zhvillimin e tyre, nga analiza e së cilës do të dalin zgjidhje inovative për përshpejtim të përmbushjes së reformave në rrugën drejt BE-së, njofton AIM.

‘Konkluzion kryesor është se Maqedonia nuk ka përcaktim strategjik nga të gjithë palët e interesuara në krye me instituciionet se në cilët drejtime do të zhvillohen sektorët transport dhe energjetikë. Më së shpeshti edhe nga e ekspozuara veçanërish punohet në strategjitë, pa konsultime me sektorët e tjerë dhe prej këtu del pamundësia për zbatim të dokumenteve strategjike në realitet. Konkluzioni është se sektori i transportit është i pazhvilluar, mjaftueshëm ndot dhe nevojitet ndryshimi i plotë i drejtimit të planifikimit strategjik të zgjedhjeve që të zvogëlohen emisionet, por edhe të rritet mobiliteti’, theksojnë ndër të tjera nga Analitika.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat