Ndotet tejmasë lumi i Koçanit, rrezikon fushat e mbjella me oriz

Maqedonia

Ndotet tejmasë lumi i Koçanit, rrezikon fushat e mbjella me oriz

Më: 26 prill 2017 Në ora: 12:09
Lumit të Koçanit

Ujërat e lumit të Koçanit në afërsi të fshatit Podllog i epërm, që përdoren për ujitjen e fushave të orizir në fushat e Koçanit, janë të ndotur me një materie të panjohur.

Kjo materie bën që uji të merr ngjyrë të bardhë, e herë herë, edhe të zezë. Prodhuesit bujqësor kanë reaguar ndaj këtij rasti. Drejtori i Ujësjellësit në Koçan, Nikollço Gocev, ka deklaruar se mund të vërehet ndotja enorme e ujit të lumit të Koçanit ku derdhet ujë industrial nga disa kapacitete industriale në këtë rajon.

Për rastin në fjalë është njoftuar edhe Inspektoriati për mjedis jetësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat