Maqedonia së shpejti me parti të re shqiptare

Maqedonia

Maqedonia së shpejti me parti të re shqiptare

Më: 26 prill 2017 Në ora: 13:31
Ish Ministri në qeverinë e Republikës së Maqedonisë gjatë viteve 2006-2008 Xhelil Bajrami

Pas zgjedhjeve të fundit parlamentare ku partitë shqiptare mbetën të copëtuara dhe të dobësuara në rezultatin zgjedhor, dhe në bazë të numrave të fituara në Kuvend, po tregohet qartë se ideali dhe porosia e qartë e cila vije nga faktori politik shqiptare, për një shtet funksional, dhe me parime demokratike, e orientuar në rrugën euro-atlantike, akoma do të mbetet i pa materializuar në aspektin politik.

Prandaj këtyre ditëve tek njohësit e mirë të çështjeve politike ka filluar të flitet mundësia e formimit të një subjekti të ri dhe politikisht të fuqishëm tek shqiptarët e Maqedonisë, i cili në një farë mënyre pritet të jetë bartës i proceseve politike në vend.

Flitet se këtë iniciativë priten dhe po e mbështesin që në fillimet e saja të para edhe shumë fytyra të njohura të jetës shoqërore, dhe politike që nga Maqedonia, por edhe nga Prishtina dhe Tirana.

Sipas informacioneve të para këtë subjekt të ri politik pritet ta drejton ish Ministri në qeverinë e Republikës së Maqedonisë gjatë viteve 2006-2008 Xhelil Bajrami, i cili aktualisht jeton dhe vepron në Shqipëri.

Kjo parti sipas informacioneve jo zyrtare do të ketë orientim të djathtë, e cila tregon se ky subjekt që në fillimin e saj dëshiron pastrimin e skenës politike nga shumë paqartësi, ku subjektet e deritanishme politike shqiptare, nuk dihet as veprimin dhe orientimin e tyre politik.

Njohësit e mirë të rrethanave politike në vend, dhe analistë të ndryshëm, kanë pohuar se një veprim i tillë do të ishte shumë i rëndësishëm, sepse edhe atë për disa shkaqe shumë të rëndësishme të siç janë:

Rënia e BDI në aspektin të numrave tek Shqiptarët
Shuarja, apo heshtje e tërësishme e PDSH, pas zgjedhjeve.
Përplasjet e thella tek Aleanca për Shqiptarët, mes tre subjekteve politike (LR-PDSH, RDK, Uniteti), pas rezultatit të dobët në zgjedhje
Dhe politikat e dyshimta, dhe jo - konstruktive të cilat kanë dalë nga Lëvizja Besa.     

Këtë iniciative deri më tani e kanë mirëpritur shumë figura te rëndësishme nga Shqipëria dhe Kosova.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat